Të rinjtë dhe shëndeti mendor: Në telashe
Meta, korporata mëmë e Facebook-ut dhe Instagram-ut, kritikohet për të kishin mashtruar audiencën në lidhje me rreziqet e përdorimit të rrjeteve sociale duke kontribuar në një krizë të shëndetit mendor tek të rinjtë.
Pretendimet janë pjesë e një padie federale nga dhjetëra shtete amerikane. Ata thonë se kompania përdori elemente varësie për të “futur në grackë” përdoruesit, duke fshehur “rreziqet thelbësore” të platformave të saj. Meta nuk e fshehu zhgënjimin.
Në padi thuhet: Meta theu ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve duke u përfshirë në sjellje mashtruese. Po ashtu, kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e përcaktuara nga ligji për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një nga 33 përfaqësuesit e akuzës që nënshkruan padinë, deklaroi: Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta-n kontribuuan në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi!
Nëntë shtete të tjera ngritën pretendime të ngjashme në paditë e tyre. Një zëdhënës i Meta-s deklaroi se kompania mbështet angazhimin e prokurorëve për “t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta e pozitive në internet” dhe shtoi se “kanë prezantuar mbi 30 metoda për të përkrahur adoleshentët e familjet e tyre”. Por, shtoi:
“Ne jemi të zhgënjyer që në vend që të punojnë në mënyrë produktive me kompanitë për të krijuar standarde të qarta e të përshtatshme për moshën për shumë aplikacione që përdorin adoleshentët, prokurorët e përgjithshëm zgjodhën këtë rrugë”.
Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj e shkolla, të gjitha për ndikimin në shëndetin mendor. Ky shënon veprimin më të madh deri më sot.
Vendimi pason një hetim në praktikat e kompanisë në vitin 2021 nga disa prokurorë të shtetit, pasi një denoncuese, Frances Haugen, dëshmoi në SHBA se kompania e dinte që produktet e saj mund të dëmtonin fëmijët. Por, që Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, u hodh poshtë nga Meta.
Thjesht nuk është e saktë që ky studim tregon se Instagrami është “toksik” për vajzat adoleshente. Përdorimi i Instagramit i ndihmon kur janë duke luftuar me momentet e vështira, si dhe në çështjet, me të cilat adoleshentët janë përballur gjithmonë.
Ka studime që sugjerojnë se rritja e ndikimit të Facebook-ut nuk është e lidhur me dëmtimin psikologjik. Por, ka edhe shumë kërkime që zbulojnë se kalimi i periudhave të gjata kohore në mediat sociale mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor të të rinjve. Në Mbretërinë e Bashkuar, një mjek që analizoi vdekjen e Molly Russell-it, arriti në përfundimin se nxënësja vdiq ndërsa vuante nga “efektet negative të përmbajtjes në internet”.
Shtetet kërkojnë dëmshpërblim financiar dhe ndalimin e praktikave të pretenduara si “të dëmshme” të Meta-s. Një pjesë e madhe e padisë veçon pëlqimet, sinjalizimet e filtrat që cilësohen “të njohura për të nxitur dismorfinë trupore të përdoruesve të rinj”. Dismorfia e trupit e bën një person të kalojë shumë kohë duke u shqetësuar për të metat në pamjen e tij ndërsa shpesh këto të meta të perceptuara, nuk evidentohen nga të tjerët. Në padi thuhet: Zgjedhjet dhe praktikat e dizajnit të Meta-s përfitojnë, siç edhe kontribuojnë në ndjeshmërinë ndaj varësisë të përdoruesve të rinj.
Hello.al