Sign In

Blog

Latest News
Të ardhurat rekord për Samsung në kundërshtim me Huawei

Të ardhurat rekord për Samsung në kundërshtim me Huawei

Samsung Electronics njoftoi të ardhura të pa precedent në tremujorin e tretë, pasojë e një rritjeje prej 50% e shitjes se celularëve inteligjentë dhe rritjes së fitimeve nga mikroçipet me 82%.

Fitimi neto i kompanisë koreane të teknologjisë për këtë tremujor llogaritet në $ 8.3 miliardë, apo 49% më i lartë se një vit më parë. BBC thotë se ky rritje e ndjeshme e shitjeve për Samsungun, mund të jetë e lidhur me masat më të ashpra që Amerika i ka vendosur kompanisë kineze, Huawei.

Samsungu po duket se po merr përfitim nga situata e Huaweit të bllokuar nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni vendosi për herë të parë bllokadën mbi këtë kompani në maj 2019, duke sjellë shqetësime për sigurinë kombëtare. Qeveria amerikane po bën presion edhe në Evropë për të ndaluar kompaninë kineze të telefonisë mobile Huawei nga planifikimet për rrjetin 5G, duke e vlerësuar si rrezik për sigurinë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *