Sign In

Blog

Latest News
Skandal tek OpenAI: CEO i shkarkuar

Skandal tek OpenAI: CEO i shkarkuar

Jo më larg se një ditë pas pushimit të papritur nga OpenAI, organizatës së cilën e themeloi, Sam Altmanit iu ofrua një propozim i madh nga Microsofti, i cili e vlerëson si një pasuri të caktuar.

Nuk kaluan shumë ditë nga momenti kur bordi drejtues i OpenAI mori vendimin e papritur, dhe sot kompania me qëndër në San Francisko doli me një njoftim tjetër: “Kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shefi ekzekutiv i OpenAI, tashmë me një bord të ri”, thuhet aty.

Lirimi i  Altmanit u ndoq nga një letër e stafit që kërcënoi dorëheqje masive nëse ai nuk kthehej në detyrë. Edhe drejtuesja e përkohshme, Mira Murati, theksoi gjithashtu se mund të largohet gjithashtu duke shkruar në platformën X se “OpenAI nuk është asgjë pa ekipin e saj”.

Altman pranoi përsëri rolin e tij, duke theksuar se ai është i përkushtuar për këtë kompani, dhe madje ishte duke bërë gjithçka për të mbajtur ekipin dhe misionin e saj të bashkuar.

Gjithashtu, shtoi se firma do të thellojë edhe më shumë “bashkëpunimin me Microsoft”, i cili është investitori më i madh i saj. Vendimi për pushimin e Altmanit solli edhe dorëheqjen e bashkëthemeluesit tjetër Greg Brockman, dhe solli edhe kaos në kompaninë kryesore të inteligjencës artificiale. Edhe Brockman njoftoi rikthimin në OpenAi në një postim.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *