Shqiptarët më shumë blerje online gjatë 2023-shit! Përdorin më shumë internetin 13/12/2023 12:57
Në vitin 2023, popullsia shqiptare ka shfaqur një rritje në përdorimin e teknologjisë.
Kjo përparim është vërejtur në përdorimin e internetit, pajisjeve “smart” dhe blerjeve në internet.
Blerjet online dhe porositë e mallrave dhe shërbimeve në internet, siç tregon anketimi i Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, janë bërë nga 38,5% e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç. Ky shifër është rritur për rreth 3,8 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022.
Në mesin e blerjeve online, peshën më të madhe e zënë rrobat, këpucët dhe aksesorët, me një shkallë përdorimi prej 88,8%. Pas tyre vijonin shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, “fast food” dhe shërbimet katering me 40,3%. Sipas të njëjtës anketë, 83,1% e popullsisë shqiptare në grupmoshën 16-74 vjeç përdorin internet, ku 96,2% prej tyre e përdorin disa herë gjatë ditës.
Gjithashtu, 99,8% e individëve përdorin celularët inteligjentë për të hyrë në internet. Po ashtu, 28,2% e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27,4% nëpërmjet kompjuterit desktop dhe 19,1% nëpërmjet tabletit.
Përveç kësaj, 98,7% e qytetarëve shqiptarë kryejnë video thirrje përmes aplikacioneve si Skype, Viber dhe WhatsApp, një shifër që ka rritur me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022.
Top Channel