Sign In

Blog

Latest News
Shpërthimi misterioz 9000 vite dritë larg

Shpërthimi misterioz 9000 vite dritë larg

Teleskopi Hapësinor i NASA/ESA Hubble realizoi një imazh të një ylli të ri të rrethuar nga një re gazit dhe pluhurit.

Me ndihmën e kamerës së Hubble, shkencëtarët ekzaminuan një objekt yjor të lindur sapo 9000 vjet dritë larg Tokës në konstelacionin Demi për të mësuar më shumë rreth lindjes së yjeve të mëdhenj.

Astronomët besojnë se objekti IRAS 05506+2414, është dëshmi e një shpërthimi të shkaktuar nga përplasja e dy yjeve të rinj masivë.

Në mënyrë karakteristike, rrjedhjet e gazit dhe pluhurit të një ylli të ri kanalizohet nga disqet e materialit që rrotullohen rreth yllit. Megjithatë, në IRAS 05506+2414, materiali shtrihet me shpejtësi deri në 350 kilometra në sekondë.

Përshpejtimi i materialit që largohet nga ylli mund të matet, por distanca e yllit nga Toka jo.

Astronomët do të mund të japin një vlerësim më të saktë të masës së yllit, e cila është thelbësore për zbulimin e misterit të burimit të rrjedhjes së veçantë të tij.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *