Sign In

Blog

Latest News
Shkencë: Shqipëria pasoi Europën në studime shkencore

Shkencë: Shqipëria pasoi Europën në studime shkencore

Shqipëria renditet në vendin e fundit në Europë për hulumtimet shkencore.

Të paktën në këtë përfundim është publikuar një studim i prestigjiozes Science që mat artikujt e publikuar në të gjitha shtetet e Europës në fusha si fizika, biologjia, kimia, matematika, mjekësi, bioteknologji, inxhinieri dhe shkencat e tokës dhe hapësirës.

Kriter për të arritur në këtë përfundim studimi ka marrë numrin e përgjithshëm të publikimeve shkencore nga shtetet e Europës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Sipas studimit, të cilin e përcjell revista Monitor, Shqipëria ka publikuar vetëm 6 artikuj për 100 mijë persona, duke u vlerësuar si niveli më i ulët në të gjithë Europën, pasi Serbia ka publikuar 69 artikuj shkencorë për 100 mijë banorë, Mali i Zi ka publikuar 50, Maqedonia e Veriut 21 dhe Kosova 15.

Sipas specialistëve të fushës, një nga vështirësitë kryesore pse Shqipëria prodhon kaq pak studime shkencore është edukimi shkencor i kufizuar dhe mungesa e programeve të specializuara në nivelet më të larta të arsimit.

Gjithashtu, një problem tjetër është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e lidhjeve të dobishme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo ka bërë të vështirë pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të njohurive.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *