Rrufe e gjelbër në Jupiter: shpjegimi i shkencëtarëve
Një anije kozmike e NASA-s ka realizuar një imazh i cili ka shkaktuar shumë debate midis ekspertëve shkencorë në vitin 2020.
Një pikë ngjyrë neoni e shndritshme duket nga Jupiteri.
Pas përfundimit të fluturimit të tij të 31-të afër Jupiterit, Juno i NASA-s ka hasur në një vorbull pranë polit verior të planetit. Kamera e Juno-s, e cila ishte 32.000 kilometra lart në majat e reve të Jupiterit, ka kapur vorbullën dhe një rruzull jeshil në të, për të cilin specialistët e NASA-s kanë konfirmuar se është rrufe.
Vetëm në vitin 2022 imazhi i mahnitshëm u përpunua nga Kevin M. Gill. Dhe së fundmi, NASA zbuloi se orbitat e Junos do ta vendosnin atë afër, duke rritur shanset për të kapur rrufenë e Jupiterit në kamerë.
Rrufetë e gjelbra ndodhin edhe këtu në Tokë , por ne nuk mund t’i shohim shpesh pasi zakonisht qëndrojnë të fshehura në re.
Megjithatë, rrufeja e Jupiterit është e ndryshme nga ajo që ndodh në planetin tonë, sipas NASA-s.
Ndërsa në Tokë, rrufetë rrjedhin nga retë e ujit dhe janë më të shpeshta pranë Ekuatorit, në Jupiter, fenomeni e ka origjinën në retë që përmbajnë një tretësirë uji-amoniak dhe mund të shihet më shpesh pranë poleve.
Hello.al