Rreziku i Ekranit në Makinë
Studimet e fundit të bëra në Gjermani tregojnë se sistemrat informative dhe ekranet që vendosen në makinë, shpërqendrojnë shoferin shumë më tepër se sa mendonim.
Me erën e re dhe dixhitalizimin, mjetet e fundit tashmë janë shndërruar në kompjuterë të lëvizshëm, të ngarkuar me dhjetëra sisteme dhe aplikacione për sigurinë dhe argëtimin e pasagjerëve.
Por duket se siguria dhe argëtimi, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtin hapësirë. Këtë e konfirmon një sondazh i kryer në Gjermani nga ADAC. Sondazhi vërtetoi se sa më shumë funksione të ketë ekran në makinë, aq më i rrezikshëm do të jetë mjeti.
Në produktet e fundit të makinave, tashmë në ekran nuk ka vetëm argëtim si muzikë apo harta, por edhe funksionet e drejtimit të mjetit, si rregullimi i fshirëseve të xhamit të përparmë, sistemet e ndihmës së shoferit, rregullimi i pasqyrave dhe timonit, etj.
“Kjo kërkon më shumë kohë dhe shpërqendrim të shoferit dhe për këtë arsye përfaqëson një rrezik të rëndësishëm sigurie,” thotë ADAC.
Hello.al