Prodhim i energjisë elektrike nga errësira
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë zhvilluar “pajisje fotovoltaike antidiellore” që prodhojnë energji në errësirë, në vend që të përdorin diellin si burim.
“Për të krijuar energji elektrike pas perëndimit të diellit, ne përdorim një koncept alternativ foto-voltaike që përdor tokën si burim nxehtësie dhe qiellin e natës si një ftohës”, shpjegojnë shkencëtarët. Megjithatë, “pajisjet fotovoltaike antidiellore” nuk janë aq efektive, pasi ato mund të prodhojnë vetëm një pjesë të vogël të energjisë së paneleve diellore. Megjithatë, nëse promovohen, “pajisjet fotovoltaike antidiellore” mund të jenë një frymëzim i madh, pasi mund të sigurojnë prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike.
Hello.al