Sign In

Blog

Latest News
Porsche: Sulmon Bezos dhe Musk

Porsche: Sulmon Bezos dhe Musk

Porsche SE, firma e familjes që drejton Volkswagen Group, është investitori i fundit i madh që ka vënë bast mbi rolin kritik të hapësirës në zhvillimin e teknologjive të së ardhshmes.

Kompania, e përcjellur nga familjet e lidhura Porsche dhe Piëch, që e shndërruan Volkswagen-in në një fuqi botërore, bëri publik investimin e saj në Isar Aerospace të Gjermanisë, një startup hapësinor që përpiqet të rivalizojë Blue Originin e Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk, me prodhimin e raketave dhe lansimin e satelitëve.

Duke qenë se Blue Origin dhe SpaceX mbështeten nga miliarderë dhe tashmë po vihen në krye të konkurrencës së misioneve kozmike me biznesin në qendër, Isar Aerospace beson se mund të konkurrojë në tregun në rritje për lansimin e satelitëve të vegjël në orbitën e Tokës. Fluturimin e parë të provës, ajo e planifikon vitin e ardhshëm. Porsche SE po investon së bashku me firma HV Capital dhe bankën zvicerane Lombard Odier për të injektuar 75 milionë dollarë në këtë kompani, si pjesë e një rrethi financimi prej 165 milionë dollarësh që përfshin investitorët ekzistues.

Kërkesa komerciale për lëshimin e satelitëve të vegjël pritet të rritet ndjeshëm vitet e ardhshme, pasi kompanitë në industritë tradicionale dhe ato në zhvillim duket se do të mbështeten shumë më tepër në teknologjinë satelitore për sa i takon aplikacioneve të softuerëve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *