Sign In

Blog

Latest News
Porsche Albania Innovation Hub: Forumi Teknologjik

Porsche Albania Innovation Hub: Forumi Teknologjik

Porsche Albania përfaqësuesja e markave Volkswagen, Skoda, Seat dhe Audi në Shqipëri prej viteve udhëheq në segmentin e inovacioneve dhe zgjidhjeve teknologjike në fushën e veturave.

I shtojnë produktet e tyre të gjeneratës së fundit, ata gjithashtu janë distributori kryesor që kanë prezantuar audienca me aplikacionin “Makina Ime”, një lehtësi teknologjike për mijëra shoferë dhe automjetet e tyre.

Në tetorin e ardhshëm, nga data 22 deri 23 tetor, Porsche Albania organizon, për herë të parë për fushën e veturave në Shqipëri, forumin “Innovation Hub”.

Në këtë forum priten të marrin pjesë entuziastë të teknologjisë, ekspertë, sipërmarrës të rinj dhe shumë të tjerë të interesuar mbi zgjidhjet inovative dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Me këtë iniciativë, Porsche Albania ofron platformën e saj të shërbimeve dhe produkteve “Makina Ime”, si një vatër të lirë për të gjeneruar ide të reja dhe mundësi zhvillimi karriere për të interesuarit.

Eventi pritet të zgjasë 2 ditë dhe mund të sjellë inovacione të reja në tregun e veturave në vend!


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *