Sign In

Blog

Latest News
Piramida: Partneriteti i Veliaj me Michael Granoff për bursa të plota për studentët përkatës të shtigjeve të gjelbra

Piramida: Partneriteti i Veliaj me Michael Granoff për bursa të plota për studentët përkatës të shtigjeve të gjelbra

F pas shkëlqimit të Qendrës TUMO te Piramida e riformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre iniciativa të reja të suksesshme.

Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 projekte të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.

“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 projekte kryesore:
– Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.
– Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.
– Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.
Pas shkëlqimit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj.


Top Channel

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *