Sign In

Blog

Latest News
Përballja me një situatë delikate në punën tonë

Përballja me një situatë delikate në punën tonë

Meta Platforms njoftoi sot se do të reduktojë 13 për qind të numrit të punonjësve, ose më shumë se 11.000 të punësuarve, në një nga pushimet më të mëdha të këtij viti, pasi korporata mëmë e Facebook po përballet me kostot në rritje dhe dobësimin e tregut të reklamave.

Reduktimi i numrit të punonjësve, i pari në historinë 18-vjeçare të Metës, ndjek një trend të largimeve të mëdha nga kompanitë e tjera të mëdha teknologjike, duke përfshirë Twitter në pronësi të Elon Musk dhe Macrosoft Corp.

Bumi i fortë i kompanive të teknologjisë dhe ulja e vlerës së tyre të tregut, të shkaktuar nga pandemia u kthyen në një rënie të fortë këtë vit për shkak të inflacionit të lartë që arriti një rekord shumë dekadash dhe një rritje të shpejtë të normave të interesit.

“Jo vetëm që tregtia online është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam bërë një gabim dhe marr përgjegjësinë për të”, shkruan CEO-i i Metës, Mark Zuckerberg, në një mesazh drejtuar punonjësve.

Meta, aksionet e të cilit kanë humbur më shumë se dy të tretat e vlerës së tyre këtë vit, u rritën gati 3 për qind këtë mëngjes para hapjes oficiale të Wall Street.

Kompania gjithashtu synon të reduktojë shpenzimet e menaxhimit dhe të vazhdojë ngrirjen e rekrutimeve deri në tremujorin e parë të 2023. Meta, megjithatë, nuk ka specifikuar sa kursime financiare pritet nga këto lëvizje.

Punonjësit që do të largohen nga puna, do të marrin pagesa të shkëputjes së tyre për 16 javë pagë bazë plus 2 javë shtesë për çdo vit shërbimi, si dhe do të kalojnë pushime me pagesë, njofton kompania.

Punonjësit e prekur gjithashtu do të marrin aksionet e planifikuara për datë 15 nëntor dhe do të kenë sigurim shëndetësor për një periudhë gjashtëmujore, thekson deklarata.

Kompania u përball gjithashtu me konkurrencë të ashpër nga TikTok dhe ndryshimet e Apple në rregullat e privatësisë, duke u nënshtruar rregullatorëve në të gjithë botën. Në fund të shtatorit, Meta kishte 87.314 punonjës.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *