Operacioni Antipirateri i Digitalb në Aksion
Me përdorimin e një infrastrukture të re teknologjike, kompania e parë shqiptare, Digitalb, bashkë me partnerin e saj italian, një nga shoqëritë më të rëndësishme të Cyber security dhe content Protection, ka finalizuar një operacion antipirateri në territorin Europian për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve të platformës së saj.
Me përdorimin e një infrastrukture të re teknologjike, në bashkëpunim me departamentin antipirateri në Digitalb, u arrit të finalizohet me sukses operacioni i parë i një fushate kolosale kundër piraterisë televizive.
Pas një pune të gjatë investigimesh, ditën e shtunë, më 29 shkurt 2020, ora 21:10 u zhvillua operacioni për errësimin e serverave të një operatori të njohur pirat (IPTV Selling) në industrinë e IPTV. Hetimet të cilat kanë vazhduar prej muajsh kishin për synim të identifikonin një rrjet të madh serverash dhe rrjeti distribucioni ilegal të kanaleve Digitalb. Janë identifikuar mbi 100 servera, 2.500 rishitës me Adresë IP, dhe mbi 80.000 përdorues fundorë dhe burimet e sinjaleve. Operatori ilegal ndër të tjera i ka shkaktuar dëme jo vetëm Digitalb por edhe kompanive homologe si Sky Italia, Bein dhe shumë kompanive ndërkombëtare të rëndësishme nga vende të ndryshme të Botës.
Kjo është sulmi i parë i këtyre përmasave i realizuar nga Digitalb i cili inicion një fushatë intensive që pritet të përshkallëzohet gjatë vitit 2020.