Sign In

Blog

Latest News
Nuk do të përdor WhatsApp-in këta celularë

Nuk do të përdor WhatsApp-in këta celularë

WhatsApp-i azhurnohet shpesh. Problëmi është që me çdo azhurnim, përveç sigurisë, vijnë edhe disa vegla të reja për përdoruesin, disa prej të cilave nuk mund të funksionojnë në sistemet operative të vjetra.

Ekzistojnë situata kur aplikacioni mund të hasë probleme në funksionim. Prandaj, kompania paralajmëron rregullisht mbi të cilat sisteme operative do të ndërpretet ose do të funksionojë me kufizime ky shërbim.

Po kështu, WhatsApp-i njoftoi, siç kujtohet, se, nga data 1 shkurt, nuk do të jetë e mundur të krijoni ose verifikoni llogari në modelet Android 2.3.7 ose më të vjetra, si dhe në iPhone me iOS 8 ose më të hershme se kjo.Versioni për kompjuterë.

Si mund të gjeni informacionin mbi sistemin operativ të telefonit tuaj

Për telefona Android, ju duhet të shkoni te Settings / System / About Phone/ dhe të gjeni fjalën “Versioni Android”.
Për iOS, për të marrë këto të dhëna, ju duhet të shkoni te Settings / General / Information.

Në datën 31 dhjetor 2019, WhatsApp-i ndërpreu përdorimin në pajisjet me sistem operativ Windows Phone dhe Windows Mobile, pasi kishin njoftuar për këtë 6 muaj më parë. Ata sqaruan që “disa nga funksionet mund të ndalojnë së punuari në çdo kohë” pasi nuk do të jenë më të disponueshme. Duhet të përmendet se sistemi operativ mobil windows ka vetem 0.15% pjesë të tregut, ndërsa Android zë vendin e parë me 75%, pasuar nga iOS me 22%.

Telefonat me sistemin Android 2.3.7
Sony Xperia Advance
Acer liquid z
Acer Liquid Z Duo Z110
Acer liquid z
Acer Liquid Z Z110
Lenovo k800
Lenovo K800
T-mobile concord
T-Mobile Concord
… (lista e plotë e telefonoave)…

Telefonat me versionin iPhone iOS 8

iPhone 4S

iPhone 5

iPhone 5C

iPhone 5S

iPod touch 5th generation

iPad 2

iPad with Retina Display

iPad Air

iPad Mini

iPad Mini with Retina Display


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *