Sign In

Blog

Latest News
Njoftimi i marrëveshjes: TikTok nënshkruan partneritet me GoTo në Indonezi

Njoftimi i marrëveshjes: TikTok nënshkruan partneritet me GoTo në Indonezi

Pas një marreveshjeje te perbashket me gjigantin indonezian te teknologjise GoTo, TikTok eshte gati te rifilloje biznesin e tij te blerjeve online ne Indonezi, te njohur si TikTok Shop.

Ne baze te marreveshjes se arritur, TikTok do te bleje mbi 75% te aksioneve te platformes me te madhe te tregtise elektronike te Indonezise, Tokopedia-s, ne te cilen pritet te investohen rreth 1.5 miliard dollare.

TikTok Shop ishte mbyllur ne tetor te vitit te kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet ne internet ne platformat e mediave sociale, si mase e mirembajtjes se tregut dhe mbrojtjes se tregtareve te vegjel dhe te dhenave te perdoruesve. Sice pretendohet, GoTo dhe TikTok kane nje qellim te perbashket, per promovimin e mallrave indoneziane nëpermjet platformave te tyre dhe mbeshtetjen e bizneseve te vogla dhe te mesme.

Rikujtojme, se Nepali ka marre vendim te ndaloje aplikacionin e ndarjes se videove TikTok, pasi sipas vendit permbajtja e platformes ishte e demshme per harmonine sociale. Vendimi vjen disa dite pasi vendi prezantoi nje rregull te ri qe kerkon qe firmat e mediave sociale te krijone zyra nderlidhese ne vend.

TikTok, i cili ka rreth nje miliard perdorues ne muaj, eshte ndaluar nga disa qarqe, perfshire Indine. Ne fillim te ketij viti, Montana u be shteti i pare amerikan qe e ndaloi ate, ndersa Parlamenti i Mbretesise se Bashkuar e ndaloi ate nga rrjeti i tij. Por, nuk u mbyll me kaq, Edhe rrjeti social TikTok paditi Montanen per te bllokuar nje ligj qe do te ndaloje shkarkimin dhe perdorimin e aplikacionit ne shtetin amerikan duke filluar nga fillimi i vitit te ardhshem.


Top Channel

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *