Sign In

Blog

Latest News
Një makinë e Apple-së: Dëshirë e pamundur?

Një makinë e Apple-së: Dëshirë e pamundur?

Në disa muaj të shkuara filloi të lëvizet lajmet se Apple ka angazhuar Desi Ujkashevic, një ish-ekzekutiv të Ford-it, për të bashkohur me përpjekjet e projektimit të Apple Car.

Nga ajo kohë, pyetjet vazhdojnë të dalin nëse ‘Apple Car’ do të bëhet apo jo një gjë reale. Rreth 26% e pronarëve të automjeteve të reja do të konsideronin seriozisht blerjen e një automjeti Apple nëse do të ishte në dispozicion, sipas Strategic Vision.

Agenca ndërkombëtare e konsulencës publikoi këtë javë rezultatet e Studimit të Përvojës së Automjeteve të Reja, në të cilën pyeti pronarët e automjeteve të reja se si ndiheshin për cilësinë e mbi 45 markave të makinave.

Top Albania Radio shkruan se sondazhi u ka kërkuar prej kohësh amerikanëve të renditin markat që janë të disponueshme në vend, si dhe markat që nuk janë.

Megjithatë, kjo ishte hera e parë që ka pyetur ndonjëherë konsumatorët për Apple. Nënkryetar strategjik në Strategic Vision, Alexander Edwards është shprehur se:

“Apple është vlerësimi i tretë më i lartë i markës me 26% të klientëve që deklarojnë se do të ‘konsideronin patjetër’ një automjet të markës Apple në të ardhmen”.

Natyrisht, kjo përshtypje është e komplikuar nga fakti se marka në fakt nuk ka bërë ndonjëherë një automjet.

Por a mund të realizohet në të vërtetë Apple Car?

E raportuar nga Patently Apple, kompania Cupertino ka publikuar sot një patentë të re në lidhje me Apple Car. Patenta mbulon automjetet autonome, veçanërisht një “Sistemi udhëzues” të avancuar që mund të rafinojë destinacionet përfundimtare të makinës.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *