Sign In

Blog

Latest News

Ndikimi i pandemisë/ Samsung rrit fitimin

Samsung electronics ka vërejtur fitimet e saj të rriten në momentin kur shitjet janë ndihmuar nga një numër i madh i njerëzve që kanë punuar ose mësuar në ambiente të tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

Prodhuesi kryesor i smartfonëve në botë bëri me dije se tre mujori i dytë shënoi një rritje prej 23% në fitime krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje është rezultatuar nga një kërkesë e rritur për mikroskema kompjuterike, çka ka çuar në rritje të çmimeve në tregun global. Qendrat e të dhënave kanë shtuar kapacitetet e tyre për të mbështetur punën dhe studimin në distancë. Edhe prodhuesit e kartave të memories kanë raportuar rritje të fitimeve si pasojë e përdorimit të shërbimeve të lidhura me internetin si video-konferencat dhe filmat nga njerëzit në shtëpi.

Samsung, i cili planifikon të lancojë aparate të reja Galaxy Note dhe Galaxy Z Fold, parashikon një përmirësim të tregut të smartfonëve në muajt e ardhshëm dhe një konkurrencë më të madhe. Edhe pse kërkesa e ulur në përgjithësi si rezultat i covid-19, brandet e teknologjisë vazhdojnë të prezantojnë produkte të reja. Në prill, Apple prezantoi një model të ri të iPhone SE, duke sjellë përsëri në treg një model të mesëm të vitit 2018. Një javë më parë, OnePlus prezantoi modele të reja, ndërsa Huawei lancoi serinë e re P40. Ndërkohë, pritet që iPhone 12 i Apple dhe Google Pixel 5 dhe 4A të lansohen më vonë në këtë vit.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *