Sign In

Blog

Latest News
NASA zbulon UFO-t para raportit përfundimtar

NASA zbulon UFO-t para raportit përfundimtar

Organizata Amerikane e Hapësirës, NASA organizoi, këtë të premte, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pas fillimit të një studimi mbi objektet fluturake të paidentifikuara.

Agjencia lejoi transmetimin e një seance dëgjimore me disa orë që përfshinte një panel me ekspertë të pavarur. Ekipi përfshin 16 shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë, mes tyre dhe austronauti që ka dalë në pension, Scott Kelly, amerikani i parë që qëndroi thuajse një vit në hapësirë.

“Shumë anëtarë të komitetit kanë qenë objektiv i sulmeve dhe kërcënimeve në internet për shkak se kanë qënë pjesë e këtij ekipi, çka çon në shpërqëndrim ndaj procesit shkencor”, tha Dan Evans nga NASA, duke shtuar se ekipi i sigurisë së NASA-s po trajton këtë çështje.

“Është pikërisht kjo qasje rigoroze, e bazuar në prova që do të mundësojë ndarjen e fakteve nga trillimet,” tha zoti Evans.

Studimi përfaqëson hapin e parë në përpjekjet për t’i dhënë shpjegim objekteve fluturuese misterioze që NASA i quan fenomene ajrore të paidentifikuara.

“Ekipi po shqyrton se çfarë informacioni jo sekret disponohet mbi këtë temë dhe cilat janë nevojat e tjera për të kuptuar se çfarë po ndodh në qiell,” tha astrofizikani David Spergel, kryetar i komitetit që drejton Fondacionin Simons.

Studimi nuk përfshin të dhëna ushtarake sekrete, si për shembull, të dhëna mbi balonën spiune kineze që fluturoi mbi territorin amerikan gjatë këtij viti.

Takimi u mbajt në selinë e NASA-s në Uashington ndërsa publiku ndoqi diskutimet në distancë.

Raporti përfundimtar pritet të publikohet në fund të korrikut. /VOA


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *