Sign In

Blog

Latest News
Mbrojtja e të dhënave personale në internet

Mbrojtja e të dhënave personale në internet

Për shkak se ndarja e të dhënave personale është diçka që nuk mund të evitohet kur përdorim internetin, ju ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm se ku janë ruajtur të gjitha informacionet tuaja personale.

Hakerët janë në veprim në çdo kohë dhe është e mundur që të dhënat tuaja të jenë në rrezik. Në këtë artikull, mësoni disa metoda për të kontrolluar atë që i ka të dhënat tuaja dhe sigurohuni që ato të mos shpërndahen në internet në të ardhmen.

Një mundësi është të refuzoni “cookies” në ueb-faqet që vizitoni, të përdorni funksionet “do-not-track” të ofruara nga shfletuesi juaj dhe të përdorni gjithashtu “incognito”. Në cilësimet e aplikacioneve në telefon, mund të kontrolloni qasjen e të dhënave, duke vendosur se cilat të dhëna mund të shohë, mbledhë dhe ndajë me programe dhe njerëz të tjerë.

Motori kryesor i kërkimit në botë e siguron të dhënat tuaja, të paktën në një mënyrë. Ato mund të fshihen nëpërmjet kontakteve drejtpërdrejt me Google, duke fshirë adresat e vjetra të emailit, rrjetet sociale dhe llogari të tjera. Ka shumë të dhëna të ruajtura në email, llogari të ndryshme, si ato të krijuara për blerje online ose rrjete sociale.

Ndërmjetësuesit e të dhënave janë kompani që mbledhin informacione personale në internet dhe ua japin ato kompanive të tjera për analiza tregu. Ata mbledhin të dhëna nga burime të disponueshme publikisht, si dhe nga kompani ku ju keni rënë dakord të ndani të dhëna personale. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm dhe të merrni masa për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga keqpërdorimi.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *