Sign In

Blog

Latest News

Manuali i Joshjes së Fëmijëve Në Izolim

Një listë e keqe e udhëzimeve për shënjestrimin e fëmijëve gjatë izolimit të koronavirusit është zbuluar së fundmi nga agjencitë e sigurisë në rrjetet “e errëta” të internetit.
Pandemia ka paralizuar në shtëpi shoqëritë në të gjithë globin, duke sjellë një rritje të abuzimeve online ndaj fëmijëve dhe personave të tjerë më naivë.
Komisioneri i sigurisë online në qeverinë e Australisë raportonte një rritje të madhe të numrit të kërkimeve në rrjetet “e errëta”, nga predatorë që kërkojnë informacion mbi joshjen dhe abuzimin e fëmijëve në internet.
Në “manualin” e ngacmuesve të zbuluar së fundmi nga autoritetet australiane shpërndahen imazhe seksuale të fëmijëve dhe video të tyre.
Shefja e agjencisë ‘eSafety ‘, Julie Inman Grant, tha: “Ky manual këshillon predatorët e internetit si të marrin kënaqësitë e tyre online, pa u takuar me fëmijët, për arsye të kufizimeve dhe rritjes së vigjilencës nga autoritetet në rrugë.”
“Autoritetet thonë se kanë zbuluar një numër të madh shkeljesh ndaj fëmijëve, duke përfshirë dhe shantazhet me foto nga video-biseda me ta.
Një zëdhënës australian i eSafety tha: “Më shqetësuese se statistikat është ndoshta fakti që hetuesit kanë pikasur një numër në rritje të forumeve ku predatorët e rrjetit të errët diskutojnë me njëri-tjetrin sesi kanë mundësi të shtuara në aktet e tyre, prej izolimit të fëmijëve.”
Ai shtoi se në Australi vetëm gjysma e prindërve flasin me fëmijët e tyre për sigurinë e lundrimit në internet.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *