Sign In

Blog

Latest News
Magneti superfuqishëm kinezë

Magneti superfuqishëm kinezë

Kina ka bërë e ditur së fundmi se ka aktivizuar magnetin më të forti të ndërtuar ndonjëherë në tokë, me qëllim “kryerjen e kërkimeve shkencore në laborator”.

Laboratori i akademisë së shkencave kineze në qytetin e Hefei njofton se ka prodhuar një fushë magnetike të stabilizuar me forcë 45.22 tesla, e cila është më shumë se 1 milionë herë më e fuqishme se ajo e Tokës.

“[Impjanti në Hefei] është konvertuar në fushën më të lartë magnetike që mund të përdoret për studime shkencore në botë”, shkruan laboratori në deklaratën e tij.

“Rekordi mëparshëm u vendos nga laboratori kombëtar në SHBA në 1999, magneti i të cilit krijoi 450,000 gauss [45 tesla] dhe mbajti supremacinë për 23 vjet,” shtohej më tej.
Krijimi i fushave të forta magnetike është shumë i vështirë pasi kërkohen sasi të mëdha energjie dhe forca që prodhohet është e mjaftueshme për të lëvizur një aeroplanmbajtëse, shkruajnë studiuesit.

Profesor Kuang Guangli, drejtor i fushës magnetike, ka thënë se grupi kishte krijuar një magnet 40-tesla në vitin 2016, por “nuk ishin të kënaqur” me të.

Pas viteve të studimit për krijimin e strukturës së magnetit, krijimin e materialeve të reja dhe optimizimin e procesit “më në fund realizuam arritjen teknologjike,” tha Kuang said.

“Laboratorët e fushave të forta magnetike janë të rralla në vendin tonë dhe u deshën rreth  për t’u kthyer në një lider”, tha Kuang duke shtuar se grupi është i emocionuar për rrugëtimin që i pret në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/3

Laboratori i akademisë së shkencave kineze në qytetin e Hefei raporton se ka gjeneruar një fushë magnetike të stabilizuar me forcë 45.22 tesla, e cila është më shumë se 1 milionë herë më e fuqishme se ajo e Tokës.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *