Sign In

Blog

Latest News
Magjia Mesdhetare: Parku Karaburun-Sazan

Magjia Mesdhetare: Parku Karaburun-Sazan

Gjitarja e rrallë me emrin shkencor Monachus monachus e njohur si foka mesdhetare është e shpërndarë në luginën bregdetare shqiptare.

Në filmin e dërguar nga gazetari Mikel Marsi, ky gjitar duket në Parkun Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo lloj, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të llojeve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në partneritet me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjencitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *