Sign In

Blog

Latest News
Lufte kundër pezullimit të AI: Sfidat nuk zgjidhen

Lufte kundër pezullimit të AI: Sfidat nuk zgjidhen

Ftesat për të ndaluar përparimin e inteligjencës artificiale nuk do të “përçojnë sfidat” që kemi përpara, deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Këto ishin komentet e tij të para publike që prej letrës së hapur së disa krerëve të teknologjisë, të cilët e shohin me shqetësimin avancimin tmerrësisht të shpejtë të AI. Letra ishte nënshkruar edhe nga Elon Musk dhe Steve Wozniak i Apple, mes firmave të 1.000 ekspertëve, që insistonin për një ndalesë urgjente në zhvillimin e këtyre sistemeve.

Gates del kundër kësaj ideje.

“Unë nuk mendoj se t’i kërkojmë ndonjë grupi të caktuar të ndërpreseë ®jojë këtë zhvillim mund të të arrijë t’i zgjidhe sfidat. Është e qartë se nga këto gjëra ne kemi përfitime të mëdha. Thjesht, ajo që duhet të bëjmë është të identifikojmë zonat e ndërlikuara”, u shpreh ai.

Gjigandë të teknologjisë si Google dhe Microsoft janë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë në mënyrë të pavarur. Ka pasur disa spekulime se ChatGPT-ja mund të përmbysë biznesin e kërkimit në internet, tani i dominuar nga Google, megjithate gjiganti i teknologjisë ka vite që punon në teknologji të ngjashme, vetëm se ai është më i kujdesshëm për lëshimin e tyre për përdorim.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *