Sign In

Blog

Latest News
Locbkiti: Tmerri i Internetit

Locbkiti: Tmerri i Internetit

Plagosia e tij më e re: Shkatërrimi i kodit të sigurisë së Bankës Komerciale dhe Industriale të Kinës. Në periudhën e fundit, ka sulmuar edhe disa nga organizatat më të mëdha në botë, duke vjedhur dhe duke publikuar të dhënat e tyre të ndjeshme, nëse ato nuk paguanin shpërblim.

Identiteti i tij është Lockbit, dhe tani bota po dëgjon lart e qartë. Lockbit u zbulua në vitin 2020 kur software-i i tij u gjet në forume të krimeve kibernetike në gjuhën ruse, duke e shtyrë disa analistë të sigurisë të kuptojnë se grupi kriminal mbase ka origjinën në Rusi. Grupit nuk i është shfaqur mbështetje nga ndonjë qeveri ndërkohë, dhe askush nuk ka thënë deri më tani se ai mund të jetë pjesë e ndonjë shteti ose kombi.

“Ne jetojmë në Holandë, jemi plotësisht apolitikë dhe kemi interes vetëm për paratë”, ka shkruar vetë ai në dark Web. Brendë vetëm tre vitesh, ky grup është bërë kërcënimin më të madh ransomeware në botë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Sulmet më të mëdha, grupi i ka zhvilluar në SHBA, duke goditur mbi 1.700 organizata amerikane në pothuajse çdo fushë, nga shërbimet financiare dhe ushqimore te shkollat dhe departamentet e transportit dhe ato qeveritare. Në mesin e viktimave më të fundit është kompania gigante e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Boeing, të cilën të premten i publikoi një serë të dhënash të brendshme që i kishte përfituar përmes thyerjes së sistemeve të sigurisë së kësaj kompanie.

Në fillim të këtij viti, ai sulmoi shërbimet financiare-tregtare të grupit ION, duke shkaktuar pengesa të mëdha për konsumatorët, përfshirë disa prej bankave më të mëdha botërore. Grupi kriminal kibernetik e infekton sistemin e organizatës viktimë me një ransomware – pra një software i keq që i kodon të dhënat – dhe pastaj e detyron organizatën në fjalë të paguajë në mënyrë që t’i zhbllokojë sistemet dhe të mos ia bëjë publike të dhënat sensitive. Pagesën e kërkojnë zakonisht në formë të kriptomonedhave, për shkak se është më e vështirë ta gjurmosh dhe sepse marrësi, kështu mbetet anonim.

SHBA-ja dhe zyrtarë të tjerë në një aleancë prej 40 vendesh janë duke u përpjekur ta ndalin valën e ransomëare-ve të tilla duke ndarë të dhënat e inteligjencës mes vete për adresat ku kriminelët i ruajnë kriptomonedhat e tyre.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *