iPhone 13: Variante të reja dhe risi të mrekullueshme
Edhe pse në kohë të shkurtër pas hedhjes në treg të iPhone 12, Apple është në përgatitje të smarfonit të ri.
Para fillimit të iPhone 13 pritet të vijë me katër lloje: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. kompania po përgatit një surprizë të re. Modeli i ri pritet të vijë me ekranet 120 Hz Pro Motion që përdorin të njëjtën teknologji si Samsung Galaxy S21.
Do të paraqitet gjithashtu funksioni “Alëays-On Display”, ku ora dhe bateria do të jenë edhe më të dukshme ndërsa njoftimet do të shfaqen shkurtimisht edhe pse ekrani nuk do të jetë i ndriçuar plotësisht. Ende nuk dihet nëse e gjithë kjo do të zbatohet për modelet e zakonshme, pra ato që nuk kanë prapashtesën “Pro”.
Kamera gjithashtu ka ndryshime të mëdha. Së pari, Apple ndoshta do të prezantojë “mënyrën automatike të astrofotografisë”, që do të ndihmojë në fotografimin e qiellit nga iPhone 13. Nga ana tjetër pritet një përmirësim i lenteve ultra të gjera, ndërsa duket se aty do të gjejmë më në fund dhe funksionin e portretit për videot.
Hello.al