Sign In

Blog

Latest News
Grupi Stellantis: Fuzioni i Fiat, Chrysler, Peugeot dhe Citroen

Grupi Stellantis: Fuzioni i Fiat, Chrysler, Peugeot dhe Citroen

Fiat Chrysler dhe grupi francez PSA, i cili menaxhon markat Peugeot dhe Citroen, tani do të bashkohen për të formuar Stellantis, grupin automobilistik të katërtin, më të madhin në botë, pasi aksionerët kanë aprovuar shkrirjen.

Marrëveshja ndodh dy vite pas fillimit të negociatave. Kompania e re do të kombinojë markat Peugeot, Citroen dhe Vauxhall nga PSA me Fiatin, Jeep-in dhe Chryslerin. Stellantis, emri i ri që do të marrë, do të ketë 14 marka makinash nën një çati, duke përfshirë edhe marka të njohura si Maserati dhe Alfa Romeo.

Drejtuesit presin që shkrirja të përfundojë deri në fund të marsit dhe shpresojnë që ajo do të çojë në reduktimin e kostove. Megjithatë, ka shqetësime për mundësinë e mbylljes së disa fabrikave, duke përfshirë ato të Vauxhall, ku punojnë 3 mijë persona në Britaninë e Madhe. Edhe pse krijon një grup të katërt më të madh në botë në industrinë e makinave, kritikët argumentojnë se madhësia nuk është gjithmonë e barabartë me cilësinë.

Tesla shpesh përdoret si shembull për të treguar se, edhe pse ka prodhim më të pakët krahasuar me rivalët, ka vlerë më të madhe në treg. Megjithatë, Stellantis do të jetë më ulët në renditje se VW, aleancën Renault Nissan Mitsubishi dhe Toyotën. Drejtuesit shpresojnë që grupi i ri do të ketë më shumë fuqi për të përballuar konkurrencën ndërsa do të fokusohet te tregu kinez, ku 21 milionë makina shiten çdo vit, tregu më i madh në botë.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *