Sign In

Blog

Latest News
Google & Apple: Hartat e Izraelit dhe Gazës para pushtimit

Google & Apple: Hartat e Izraelit dhe Gazës para pushtimit

Para pushimit të pritur tokësor të Gazës, duket se është kërkuar deaktivizimi i programeve të hartave të gjigantëve të teknologjisë nga ushtria izrelite.

Shërbimet orientuese të trafikut Google Maps, Waze dhe Apple Maps nuk po ofrojnë më informacione për trafikun dhe hartat në Izrael dhe Gazë. Kjo lëvizje është dyshuar se është bërë përpara një ofensive të pritur tokësore të ushtrisë izraelite që ka bombarduar zonën e Gazës për dy javë.

“Siç kemi bërë dhe më parë në situata konflikti ose në reagim të situatave në zhvillim, kemi çaktivizuar përkohësisht aftësinë e ndjekjes së trafikut dhe biznesit në këtë zonë, për sigurinë e komuniteteve lokale”, tha një zëdhënës i Google për rrjetin Bloomberg.

Një burim i njohur me situatën tha për rrjetin Bloomberg se heqja e përkohshme e të dhënave të Google për Izraelin dhe Gazan ishte bërë me kërkesë të ushtrisë izraelite për të mos zbuluar lëvizjet e tyre.

Google kishte bërë një lëvizje të ngjashme më parë në fillim të 2022 për Ukrainën, kur Rusia nisi sulmin e saj në lindje. Kompania tha se kishte marrë vendimin pas konsultimeve me autoritetet ukrainase.

Rrjeti izraelit i teknologjisë GeekTime tha se edhe Apple duket se ka nisur të zbatojë urdhrat e ushtrisë prej të hënës, duke pare kufizimet e të dhënave në hartat e Apple Maps.

As ushtria izraelite dhe as Apple nuk konfirmonin zhvillimin, ndërsa SHBA ka shprehur shqetësime mbi pushtimin tokësor të Izraelit duke thënë se “nuk kanë një plan të mirëfilltë”.

Konflikti në Gaza ka shënuar një bilanc të rëndë, me raporte të viktimave në të dyja anët. Grupi Hamas ka sulmuar Izraelin, ndërsa përgjigja e ushtrisë izraelite ka sjellë viktima civile dhe zhvendosje të banorëve nga Gaza.

FOTO GALERI
1/3


Programet orientuese në terren Google Maps, Waze dhe Apple Maps nuk japin më të dhëna për trafikun apo hartat në Izrael dhe në Gaza

Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *