Sign In

Blog

Latest News
Gjoba 100K USD në Ditë për Meta në Norvegji: Marrje e Informacioneve Personale!

Gjoba 100K USD në Ditë për Meta në Norvegji: Marrje e Informacioneve Personale!

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave Datatilsynet ka vendosur t`i ndalojë Meta-s që ka në pronësi platformat Facebook dhe Instagram, shfrytëzimin e informacionit personal të përdoruesve për reklama të caktuara, duke e kërcënuar gjigandin e rrjeteve sociale me një gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh nëse e vazhdon këtë praktikë.

Metodat e biznesit të firmave të mëdha të teknologjisë amerikane janë nën vëzhgim të fortë në të gjithë Europën mes shqetësimeve të lidhura me privatësinë, duke rezultuar në gjoba të majme këto vitet e fundit. Datatilsynet tha se Meta përdor informacione si vendndodhjen e përdoruesve, përmbajtjen që u pëlqen dhe postimet e tyre për qëllime reklamash.

“Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave i konsideron të paligjshme praktikat e kompanisë Meta dhe për këtë arsye po vendos një ndalim të përkohshëm të reklamave të saj në Facebook dhe Instagram”, nënvizohet në një deklaratë të kësaj agjencie. Vendimi do të hyjë në fuqi më 4 gusht dhe do të zgjasë tre muaj për t’i dhënë kohë Metës të marrë masa korrigjuese.

Kompania do të gjobitet me 100 mijë dollarë në ditë nëse nuk e respekton vendimin, i cili nuk është në fakt një ndalim I platformave Facebook dhe Instagram që operojnë në vend dhe as një bllokim i plotë i reklamave të tyre. Organizata austriake e mbrojtjes së privatësisë dixhitale, Noyb, e cila ka paraqitur një sërë ankesash kundër aktiviteteve të kompanisë Meta, e përshëndeti vendimin “si një hap të parë të rëndësishëm” e shtoi se dhe shpreson që agjencitë e mbrojtjes së të dhënave në vendet e tjera do të ndjekin shembullin e norvegjezëve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *