Sign In

Blog

Latest News
Filtra të rinj për fytyrën tënde në Instagram

Filtra të rinj për fytyrën tënde në Instagram

Instagram, platforma e medieve sociale e Meta-s, ka sjellë inovacione në ditët e fundit, veçanërisht kur është fjala për mënyrat se si mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.

Instagram ka shtuar 25 “filtre” të reja për rregullimin e fotove që postohen në platformë. Këto janë filtrat e parë të rinj të Instagramit në vite.

Nuk dihet nëse filtrat e rinj janë bërë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, por raportohet se kjo veçori është zbuluar në iOS.

Nga ndryshimet e buta të ngjyrave deri te opsionet për stile ekspresive, këto përditësime ju japin mundësinë të eksperimentoni me pamje të ndryshme për postimet tuaja.

Instagram ka zgjeruar funksionin “Close Firends” nga Storie dhe Notes në publikimet në Reels. Përdoruesit e Instagram tani mund të zgjedhin të ndajnë postimet e tyre dhe Reels me një grup më të vogël njerëzish të cilëve u besojnë më shumë në vend të të gjithë ndjekësve të tyre. Duke zgjeruar “Miqtë e ngushtë” në Reels, Instagram shpreson t’u ofrojë përdoruesve më shumë mënyra për të qenë vetvetja. Ndarja e Reels dhe postimeve vetëm me miqtë e ngushtë është mjaft e thjeshtë.

Instagram, platforma e medieve sociale në pronësi të Meta-s, po introdukton gjithashtu një veçori që i lejon përdoruesit e tyre të shtojnë tekstet e këngëve në videot Reels, ashtu si në story-t në Instagram. Kjo vjen pasi u tha se Instagrami po testonte disa veçori të reja gjatë javëve të fundit. Disa nga ato veçori u përqendruan në përmirësimin e mënyrës se si ne i shohim feed-et tona dhe disa prej tyre kishin të bënin me postime bashkëpunuese.

Sidoqoftë, veçoria e re për shtimin e tekstit të këngës në Instagram Reels është një veçori që është e njohur për përdoruesit, pasi është e disponueshme në Instagram Stories. Rritja e përdorimit të Instagramit është e dukshme në vendet si Turqia. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *