Sign In

Blog

Latest News
Energji diellore për misionin e gjelbër të Coca-Cola

Energji diellore për misionin e gjelbër të Coca-Cola

Invesitmi i plotë = 1,050,000 €
Përdorimi vjetor i konsumit = 62%
Zvogëlimi i CO2 të lëshuar = 1,230 Ton/në vit
Zona e mbuluar me panele = mbi 10,680 m2
Sasia e nevojshme për përthithjen e CO2 = 46,752 pemë/në vit

Coca-Cola Bottling Shqipëria bën të ditur përdorimin e Paneleve të Energjisë Diellore – Fotovoltaike, me qëllim zvogëlimin vjetor të sasisë së CO2 të lëshuar dhe mbulimin e konsumit vjetor të energjisë në një nivel prej 62%, përmes përdorimit të burimeve natyrore me qëllim mbrotjen e mjedisit nga ndotja.

Një sipërfaqe prej 10,680 m2 është pajisur me panele fotovoltaike në zyrat e CCBS, në një investim total prej 1,050,000 €.

Coca-Cola në Shqipëri tashmë prej viteve është në krye të ndërgjegjësimit shoqëror, duke aplikuar vazhdimisht dhe në një mënyrë graduale teknologjinë më miqësore për mjedisin. Nga impianti i filtrimit të ujit, te zëvendësimi i automjeteve të flotës së shitjes me ato 100% elektrike, Coca-Cola synon të rrisë ndërgjegjësimin se si “trekëndëshi i artë” midis institucioneve, OJQ-ve dhe kompanive private, mund të krijojë përfitime për vendin në përgjithësi dhe ekonominë qarkore në veçanti.

Përveç CCBS, Uji i Ftohtë Tepelenë investoi gjithashtu në sistemin e panelit fotovoltaik, duke mbuluar 3,221 m2 me panele fotovoltaike, duke mundësuar mbulim prej 61% të konsumit vjetor dhe duke reduktuar 366 ton CO2 të lëshuar në vit, sasi kjo e barazvlefshme me punën e bërë nga 10,576 pemë çdo vit. Investimi i përgjithshëm i kompanisë Uji i Ftohtë Tepelenë për sistemin e energjisë me energji fotovoltaike është 360,000 €.

“Ne zgjedhim të lëmë gjurmën tonë të gjelbër në Shqipëri dhe të vazhdojmë të kontribuojmë drejt qëndrueshmërisë, ndërsa e mundësojmë këtë investim përmes furnitorëve vendas, apo institucioneve dhe palëve të treta vendase, duke fuqizuar rrjedhimisht ekonominë qarkore në Shqipëri” – shtoi z. Luca Busi, Presidenti i Coca- Cola Bottling Shqipëria dhe Uji i Ftohtë Tepelenë.

Ndërsa CCBS & Uji i Ftohtë Tepelenë investojnë në Shqipëri, modele të tjera do të pasohen së shpejti me mbështetjen e “The Coca-Cola Company” në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”, duke lejuar një ndikim të tillë të fuqishëm në ekonominë tonë dhe duke rritur këtë Grup Sipërmarrjeje në pozicionin nr. 1 për mbështetjen e qëndrueshmërisë dhe përmirësimin e ekonomisë qarkore në vend.

Linda Dervishaj, Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Institucionale Coca-Cola Bottling Shqipëria
Tel: 0682000393 – e – mail: [email protected]
Sekretariati CCBS
Tel: 0035545606060 – e-mail: [email protected]


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *