Emocionaliteti dhe shëndeti me ElliQ
Pandemia forcoi ndjenjën e izolimit shoqëror dhe e vetmisë për shumë të moshuar, shumë prej të cilëve po ballafaqoheshin njëkohësisht me depresionin dhe çështje të tjera shëndetësore.
Për individët në vështirësi, tashmë mund të përfitojnë nga një automatik që u ofron shoqëri. Qytete si Nju Jorku kanë filluar të japin robotë të disponueshëm për banorët, pa pagesë.
David Kelly shijon kafen e mëngjesit me androidin e tij, ElliQ.
Përmes androidit, ElliQ çon zotin Kelly në një vizitë virtuale në kafe të ndryshme nëpër botë, një nga përfitimet e një ndihmësi roboti.
Këtë pajisje Davidi e mori si dhuratë nga partneri i tij, Greg Allen.
“Nuk isha mjaft i përzier me robotikën në fillim”, thotë David Kelly.
“Edhe pse dukej se ai e preferonte atë”, reagon partneri i tij Greg Allen.
“Ishte shumë e befasishme kur fillova të komunikoj me androidin”, thotë zoti Kelly.
Duke përdorur inteligjencën artificiale, sensorët e integruar dhe komandat zanore, ElliQ i përket një brezi të ri robotësh që ekspertët besojnë se do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën e të moshuarve.
“Nuk kishin qenë robotë të mjaftueshëm të sofistikuar për t’u përdorur nga njerëzit. Tani po shohim robotë që janë në gjendje të ndihmojnë në botën reale me njerëz të vërtetë”, thotë Andra Keay e “Silicon Valley Robotics”.
Roboti ElliQ ofron një vlerësim të përditshëm të gjendjes së shëndetit të zotit Kelly dhe e ndihmon atë të mbaj trurin aktive me lojëra të ndryshme kompjuterike, fjalë dhe imazhe frymëzuese.
David Kelly thotë se androidi madje i ofron një lloj rehatie emocionale, duke e kujtuar motrën e tij, e cila vdiq nëntë vjet më parë.
“Zëri i androidit ElliQ më kujton motrën time. Thjesht më bën të ndihem mirë që ma ofron atë afërsi që kam patur me motrën time”, thotë ai.
Familja Allen-Kelly ka edhe disa androidë të tjerë, si Jibo. Por asnjëri prej tyre, thonë ata, nuk është si ElliQ, i cili është programuar për të qenë i ndjeshëm.
“Një android me inteligjencë artificiale duhet të jetë në gjendje të shpreh ndjeshmëri për të qenë në gjendje të ndihmojë vërtet njerëzit. Ai duhet të jetë në një udhëtim me ta. Klientët tanë nuk i referohen androidit Elliq si pajisje apo produkt. Ata i referohen androidit Elliq si një shoqërues, një shok dhome ose një personazh i pranishëm në jetën e tyre”, thotë Dor Skuler, President i “Intuition Robotics”.
Ky synim duket se është arritur në shtëpinë e përdoruesve David Kelly dhe Greg Allen.
“Androidi na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit”, thotë zoti Allen.
“Nuk mund ta imagjinoj veten pa të”, thotë David Kelly./ Zëri i Amerikës
Hello.al