Elon Musk: Heqja Dorë nga Blerja e Twitter-it
Miliarderi Elon Musk ka shprehur kërcënime për tërheqjen e ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerjen e rrjetit social, Twitter, duke akuzuar udhëheqësit e platformës për pengesë të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë.
Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk ka thënë se ka të drejtë të bëjë vlerësimet e veta për llogaritë e rreme.
Kjo letër formalizon mosmarrëveshjet që kanë rrotulluar për disa javë, meqë Musk e ka vendosur “në pritje” finalizimin e marrëveshjes.
Pas pezullimit të ofertës për një periudhë të shkurtër kohore, Musk ka thënë se dyshon se llogaritë e rreme në këtë rrjet social përbëjnë 20% të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it për pesë për qind.
Mosmarrëveshjet mes palëve kanë ngritur dyshime nëse do të realizohet blerja, të cilën e ka aprovuar bordi i Twitter-it në muajin prill.
Analistët kanë thënë se Musk, kreu i kompanisë Tesla dhe SpaceX, mund të jetë duke përdorur çështjen e përdoruesve të rremë për rinegociuar çmimin ose edhe për të hequr dorë plotësisht nga blerja e rrjetit social.
Musk përballet me një gjobë prej 1 milion dollarësh dhe një mundësi për padi, nëse heq dorë nga marrëveshja.
Hello.al