Sign In

Blog

Latest News
Ekran artificial në qiell për shfaqjen e meteorëve

Ekran artificial në qiell për shfaqjen e meteorëve

Një start-up kompani me qëndër në Tokio, ALE, ka shpallur se në vitin 2025 do të krijojë shiun e parë artificial të meteorëve në botë – duke prodhuar yje të krijuara nga njeriu që mund të shihen nga Britania e Madhe.

Projekti i njohur si Sky Canvas, shfaqja e dritës qiellore do të përfshijë lëshimin e satelitëve në hapësirë dhe vendosjen e “fishekzjarreve hapësinore”.

Qëllimi i tyre është argëtimi por edhe mbledhja e të dhënave atmosferike nga mezosfera, të cilat zhvilluesit në ALE shpresojnë se do të jenë jetike për kërkimin e ndryshimeve klimatike.

Mezosfera kryesisht e paeksploruar shtrihet rreth 50 deri në 85 km mbi planetin tonë – aktualisht shumë e lartë për t’u dokumentuar nga balonat e motit dhe avionët, por shumë e ulët për t’u arritur nga satelitët.

Themeluesja dhe kryeshefeja ekzekutive e ALE, Dr. Lena Okajima, tha: “Qëllimi ynë është të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të njerëzimit dhe të afrojmë hapësirën me të gjithë ne. Ne besojmë se mund të çojmë më tej kuptimin tonë shkencor për ndryshimin e klimës, duke frymëzuar gjithashtu kuriozitetin dhe interesin tek njerëzit në të gjithë botën për hapësirën dhe universin.”

Eksperimentet në terren kanë qenë të suksesshme në prodhimin e yjeve me shumë ngjyra – por kompania tha se ende nuk është e mundur të dihet nëse ato mund të prodhohen në orbitë. Shpresa është që duke studiuar emetimin e dritës dhe trajektoren e secilit ‘yll’, shkencëtarët mund të mbledhin më shumë informacion mbi shpejtësinë e erës dhe përbërjen e atmosferës.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *