Sign In

Blog

Latest News
Cybertruck: Një mjet rezistent ndaj ujit

Cybertruck: Një mjet rezistent ndaj ujit

Shefi i lartë i Tesla-s, Elon Musk fundmë vonë në një postim në Twitter përhap informacione të reja në lidhje me Cybertruck. Musk deklaroi se kamionçina është mjaft e durueshme ndaj ujit.

Kjo nuk është hera e parë që Musk shkruan për aftësitë ujore të Cybertruck. Në prill të vitit 2020 Musk tha se Model S gjithashtu mund të shndërrohej në ‘barkë’ për periudha të shkurtra kohore, megjithatë ishte diçka që kompania nuk e rekomandonte askujt ta provonte.

Musk tani bën të ditur se Cybertruck mund të jetë në gjendje të kalojë lumin, liqenet dhe detet. Musk gjithashtu shprehu se Cybertruck ka nevojë për aftësi të tjera për të kaluar kanalin për ishullin South Padre në Teksas. Prodhimi pritet të fillojë në fillim të vitit 2023.

Rikujtojmë se Tesla ka ndaluar pranimin e porosive për mjetin e ardhshëm Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut. Sipas mediave të huaja, prodhuesi i makinave po merr rezervime vetëm për Cybertruck në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. ‘Reuters’ raporton se Tesla nuk pranoi të komentojë këtë çështje. Shefi Ekzekutiv, Elon Musk ka thënë se Tesla do të fillojë prodhimin e Cybertruck vitin e ardhshëm në fabrikën e saj në Austin, Teksas.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *