CIA Udhëzon Rusët: Kundra Putin, Spiunë të SHBA
Qendra Kombëtare e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, po bën thirrje rusëve përmes një kanali në rrjetin Instagram, të mos pranojnë presidentin Putin dhe të bëhen spiunë të Shteteve të Bashkuara.
Rrjetet e medias raportojnë se CIA dërgoi mesazhin e postuar në gjuhën ruse, përmes llogarisë së saj në Instagram.
Postimi i ndarë në tetë foto përshkruante sesi të kontaktohej CIA duke përdorur “kërkuesin e rrjetit të errët TOR” ose duke përdorur një fshirës gjurmësh VPN, pasi Rusia mund të ndjekë dhe të zbulojë personat. Ata shtonin se megjithatë CIA nuk do të kishte përgjigje për ata që kontaktonin me komunikime të pasigurta.
Pjesa në anglisht e postimit shkruante: “CIA po jep udhëzime në gjuhën ruse për ata që ndjehen të detyruar të na kontaktojnë prej luftës së padrejtë të qeverisë ruse.”
Ndërsa seksioni në rusisht thoshte: “Mënyra të sigurta për të vendosur komunikim virtual me CIA.
Postimi në Instagram gjithashtu thoshte: “Siguria juaj është mbi të gjitha – prandaj para se të na kontaktoni merrni masat e mëposhtme.”
“Rekomandohet të jetë një kompjuter me një lidhje interneti që të mos jetë e lidhur me identitetin tuaj.”
“Metoda e preferuar e kontaktimit është me rrjetin TOR ose një anti-gjurmues të besuar VPN për të ruajtur sigurinë.
“Përmbajtja e faqeve tona të internetit është e inkriptuar, por pa përdorimin e TOR apo VPN, aktiviteti juaj online mund të monitorohet nga palë të treta.”
Postimi i fundit jep më pas adresën e kërkuesit TOR, i cili përdoret me programe të veçanta për pjesën e “rrjetit të errët” të internetit.
Duke folur për rrjetin Washington Post, Dan Hoffman, agjent i CIAs në pension tha: “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me njerëzit që duan të japin informacion. FSB është duke vëzhguar njerëzit.”