Sign In

Blog

Latest News
Bllokoni pornografinë për fëmijët

Bllokoni pornografinë për fëmijët

Përfaqësuesit e BE-së u pajtuan të premten të krijonin rregulla që kërkojnë nga Google, Meta dhe shërbimet e tjera online të Alphabet të identifikojnë dhe largojnë pornografinë e fëmijëve në internet.

Masat e propozuara mbi materialin e abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM), e propozuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, ka qenë një pikë e kontestit mes mbrojtësve të sigurisë në internet dhe aktivistëve të privatësisë, raporton, Reuters.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian doli me propozimin “CSAM” pasi sistemi aktual i zbulimit dhe raportimit vullnetar nga kompanitë doli të ishte i pamjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët. Përfaqësuesit e BE-së duhet të përpunojnë detajet përfundimtare me shtetet anëtare para se drafti të bëhet legjislacion në një proces që mund të finalizohet vitin e ardhshëm.

Ligji i propozuar kërkon që shërbimet e mesazheve, dyqanet e aplikacioneve dhe ofruesit e aksesit në internet të raportojnë dhe fshijnë imazhet dhe videot që paraqesin abuzimet me fëmijët.

Një Qendër e BE-së për Abuzimin Seksual të Fëmijëve do të themelohet për të vepruar si një qendër ekspertize dhe për t’i përcjellë më pas raportet policisë.

Për të evituar mbikëqyrjen masive, përfaqësuesit e BE-së përforcuan urdhrat e zbulimit për të lejuar autoritetet gjyqësore të autorizojnë urdhra me kohë të kufizuar për të gjetur dhe fshirë këto video të kategorizuara si “CSAM”.

Këto urdhra mund të lëshohen vetëm nëse ka baza të arsyeshme dyshimi për abuzim seksual të fëmijëve.
Kompanitë do të jenë gjithashtu në gjendje të zgjedhin teknologjinë e përdorur për të zbuluar shkelje të tilla, për sa kohë që kjo i nënshtrohet një auditimi të pavarur publik.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *