Sign In

Blog

Latest News
Bllokim global për shërbimet e internetit në 21/06/2022

Bllokim global për shërbimet e internetit në 21/06/2022

Shumë faqe të internetit kanë ndaluar të punojnë siç duhet për shkak të një pezullimi të madh të internetit në të gjithë botën, problemi u ndje edhe në Shqipëri, ku shumë nga faqet online patën një pezullim të punës për rreth 50 minuta.

Problemet dukej se ishin pasojë e një ndalimi në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të uebit.

Shumë sajte mbështeten në mjetet e kompanisë për t’i shërbyer në fakt informacionin dhe mediat e tyre përdoruesve, që do të thotë se problemet në Cloudflare godasin me shpejtësi faqet e tjera, që në dukje janë të paafektuara.

Njerëzit që vizitonin ato sajte panë mesazhe ku shkruhej gabim 500, në vend të faqeve të zakonshme.

Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se kishte gjetur burimin e problemit dhe po zbatonte një rregullim, ndërsa po “monitoronte” për çdo çështje të mëtejshme.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *