Sign In

Blog

Latest News
Arka e Noes: ADN-ja në Hënë

Arka e Noes: ADN-ja në Hënë

Një e quajtur “Arka e Noes”, në Hënë mund të përballojë ADN-në e 6.7 milionë specieve të njohura të bimëve, kafshëve, kërpudhave e formash të tjera jete në Tokë.

Propozimin e kanë bërë një grup shkencëtarësh që mendojnë se arka në fjalë, apo banka e gjeneve siç preferojnë ta quajnë, do të mund të qëndrojë brenda tuneleve e shpellave që ka skalitur llava mbi 3 miliardë vjet më parë dhe fuqinë për konservimin do ta merrte nga panele diellore të vendosura posaçërisht për këtë gjë. Materiali gjenetik do të ruhej në mënyrë kriogjenike.

Për transportimin e tij drejt Hënës, do të duhej e pakta 250 lëshime anijesh hapësinore. Shkencëtarët besojnë se një sipërmarrje e tillë do të mbronte jetën e egër të planetit tone, si nga skenaret apokaliptike natyrore, ashtu edhe nga ato njerëzore, siç do të ishin shpërthimi i një supervullkani apo një luftë bërthamore.

Kësisoj, sipas tyre, do të sigurohej mbijetesa e gjeneve. Aktualisht, nuk ekziston e gjithë teknologjia e duhur për këtë projekt ambicioz, por kërkuesit besojnë se kjo ide mund të vihet në jetë brenda 30 viteve të ardhshme.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *