Sign In

Blog

Latest News
Alert! Kontrolloni email-in tuaj për siguri

Alert! Kontrolloni email-in tuaj për siguri

Profesionistët e sigurisë së informacionit kanë zbuluar një shumë të madhe të të dhënave të vjedhura që përmbajnë 26 milion individë ose subjekte në platformat e internetit të njohura përfshirë Amazon, Facebook dhe Netflix.

Hakerët përdorën një program “malware” për të vjedhur 1.2 TB të të dhënave, përfshirë informacionin e pagesës, nga tre miliardë kompjuterë që përdorin Windows 2018 dhe 2020.

Detajet e hyrjes për pothuajse çdo llogari në internet që mund të mendoni, Apple, Amazon, Facebook, Netflix, eBay, Instagram janë kapur nga zyrtarët.

Ky sulm u zbulua për herë të parë nga hulumtuesit e sigurisë së informacionit të rrjetit NordLocker të cilët shpjeguan se kredencialet i vodhi një program kompjuterik “malware”.

Si të zbuloni nëse detajet tuaja janë vjedhur

Të gjitha detajet përfshijnë 1,121,484 adresa email që janë përdorur për të krijuar llogari të ndryshme.

Falë punës së NordLocker dhe platformës së internetit “HaveIBeenPwned”, çdokush mund të bëjë një kërkim për të parë nëse emaili i tij është comprometuar.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të vizitoni platformën e internetit këtu dhe të futni çdo adresë emaili që përdorni për shërbime si Netflix, Instagram, Facebook, etj.

Platforma do t’ju informojë nëse jeni prekur nga hakerat.

Pas kësaj, rekomandohet që të ndryshoni fjalëkalimin e të gjitha shërbimeve që janë përdorur me atë adresë email-i që ka rënë në duart e hakerave.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *