Sign In

Blog

Latest News
AI për sigurinë kombëtare

AI për sigurinë kombëtare

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po kërkon mundësi për të aplikuar inteligjencën artificiale në zbulimin e dërgesave të paligjshme të fentanilit sintetik në Shtetet e Bashkuara.

Kufiri SHBA-Meksikë, një portë e rëndësishme për fluksin e njerëzve dhe tregtisë, po përdoret gjithnjë e më shumë për kontrabandë të drogave të rrezikshme si fentanili.

Për të gjetur zgjidhje për këtë shqetësim në rritje, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alejandro Mayorkas, njoftoi në prill krijimin e një grupi të ri të punës.

“Trafikantët e drogave po behen më të sofistikuar e më të fuqishëm”, deklaroi ai.

Në mes të tjerash, grupi do të hulumtojë se si mund të përdoret inteligjenca artificiale për të zbuluar dhe ndaluar hyrjen e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të shqyrtojmë përdorimin e kësaj teknologjie për të zbuluar më mirë dërgesat e fentanilit”, tha sekretari Mayorkas.

Pat Simmons, ish-drejtor i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, thotë se aktualisht ka sisteme në treg që mund të përmirësohen më tej me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale.

Një shembull është ai që quhet sistemi i tomografisë Muon, i cili mund të japë një imazh më të saktë të objektit që skanohet, në krahasim me teknologjinë e rrezeve X që përdoret aktualisht.

“Rreze X nuk mund të penetronë një ngarkesë të dendur, por sistemi i tomografisë Muon, mund të penetronë duke lejuar oficerët të shohin saktësisht çfarë është brenda ngarkesës”, thotë Pat Simmons.

Kjo mund të jetë veçanërisht efektive për kontejnerët, ku mund të fshehet fentanili. Një mënyrë tjetër se si mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale është përmes analizës së kalimeve të automjeteve në kufi.

“Cilët janë personat që kalojnë, sa shpesh, po ashtu edhe automjeti dhe regjistrimi i patentës, sa shpesh kalojnë? Pra ka një lloj informacioni që mund të nxirret dhe të analizohet nga Inteligjenca Artificiale”.

Ekipi i ri i punës do t’i raportojë gjetjet e tij për përdorimin e Inteligjencës Artificiale për Sigurinë Kombëtare në muajt e ardhshëm./ VOA


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *