Sign In

Blog

Latest News
Udhëzuesi për Rrjetet 5G në Evropë

Udhëzuesi për Rrjetet 5G në Evropë

Udhëzuesin e tij për teknologjinë 5G dhe rolin që operatorët e rrezikshëm mund të luajnë në rrjete, Komisioni Evropian e ka bërë të ditur.

Presioni për të kufizuar rolin e kompanisë kineze Huawei në Evropë është rritur pasi SHBA ka shfaqur shqetësime se pajisjet e saj mund të përdoren për spiunazh.

Komisioni evropian ka bërë thirrje që vendet anëtare të gjejnë një mënyrë të sigurtë për rrjetet e tyre 5G deri më 30 prill.

Britania e Madhe ka vendosur të lejojë përdorimin e Huawei në rrjetet e saj 5G, por me kufizime. Me udhëzuesin e komisionit që nuk e përmend Huawuein, vendimi mbi përdorimin e pajisjeve 5G mbetet në dorën e vendeve të BE-së.

Rekomandimet jo detyruese të komisionit evropian i kërkojnë vendeve anëtare të forcimin e kërkesave të sigurisë, të vlerësojnë rrezikun e furnizuesve, të kufizojnë furnizuesit që konsiderohen si rrezik, të bëjnë publike përjashtimet për asetet kritike, etj. Sipas komisionit evropian, rrjetet 5G ofrojnë më shumë pika hyrjeje për sulmuesit, duke e rritur rrezikun nga kërcënimeve kibernetike në rritje. Huawei ka mohuar përfshirjen në veprimet e qeverisë kineze për të sulmuar ndonjë nga konsumatorët e saj. Si një operator 5G, Huawei konkurron me Nokia të Finlandës dhe Ericssonin e Suedisë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *