Rritja e shitjes së tabletëve, dominimi i iPads
Tregu i pajisjeve tablete vazhdon të përjetojë rënie, pasi viti 2019 pësoi një zvogëlim prej 1,5 për qind duke mbetur në nivelin e 144 milionë pajisjeve.
Të dhënat e paraqitura nga analistët theksojnë performancën e favorshme të korporatës ‘Apple’ që ka dyfishuar shitjet.
Vitin e kaluar, kompania e Cupertinos shiti 49,9 milionë iPads, duke rritur shitjet me 15,2%.
‘Apple’ siguron pozicionin e parë, duke kontrolluar mbi një të tretën e tregut global me 34,6%.
‘Samsung’ zë vendin e dytë, duke arritur të shesë 21,7 milionë pajisje tablete në vitin 2019, përfaqësues i 7,2% të tregut, ndërsa në vendin e tretë renditet ‘Huawei’, e cila shiti 14,1 milionë pajisje.
Hello.al