Sign In

Blog

Latest News
Adaptohu BE-së: Kërkesat e Brukselit për rrjetin social

Adaptohu BE-së: Kërkesat e Brukselit për rrjetin social

Thierry Breton, komisioneri i BE-së për Industrinë, deklaroi se Facebook duhet të përshtatet me standardet e Evropës dhe jo anasjelltas.

Ai e kritikoi si të pakënaqshme rregullat e reja të propozuara nga giganti amerikan i mediave sociale. Komentet e drejtpërdrejta u bënë pas një takimi që Breton pati me CEO-n e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, dhe dy ditë para se ai të paraqesë serinë e parë të rregulloreve që synojnë të frenojnë gigantin amerikan të teknologjisë dhe kompanitë kineze të subvencionuara nga shteti.

“Nuk na takon neve t’i përshtatemi kësaj kompanie, i takon asaj të na përshtatet neve,” tha Breton për median. Ai kritikoi ndërkaq një dokument diskutimi të publikuar nga Facebook të hënën që hedh poshtë ato cilësohen si rregullore ndërhyrëse. Shefja e drejtësisë e BE-së, Vera Jourova, gjithashtu u takua me Zuckerberg dhe bëri thirrje për rolin që duhet të luajë Facebook në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe manipulimit të zgjedhjeve në internet. “Facebook nuk mund të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë dhe Zuckerberg duhet t’i përgjigjet se çfarë lloj kompanie duan të jenë dhe cilat vlera dëshirojnë të promovojnë,” tha ajo në një deklaratë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *