Sign In

Blog

Latest News
Apple lajmëron mungesë iPhone si pasojë e koronavirusit

Apple lajmëron mungesë iPhone si pasojë e koronavirusit

Titani amerikan i teknologjisë Apple deklaroi se nuk pritet të përmbushë pritshmëritë e tremujorit të dytë si për të ardhurat ashtu edhe për prodhimin global të celularëve të saj iPhone, pas uljes së prodhimit dhe kërkesës në Kinë si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Kompania njoftoi se situata ka shkaktuar një deficit masiv prej $4 miliardë si pasojë e pasigurisë së koronavirusit.

Apple tha se është në mes të një “kthimi të ngadaltë drejt kushteve normale pas pushimeve të zgjatura të Vitit të ri Hënor në Kinë. të gjitha fabrikat e prodhimit të iPhone në vend janë rihapur, por priten ende mangësi në furnizmin global të celularëve”.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *