Sign In

Blog

Latest News
Fitorja e teknologjisë: Larry Tesler

Fitorja e teknologjisë: Larry Tesler

Larry Tesler, një figurë ikonike e botës së teknologjisë ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Falë ideve të tij inovative, i ndjeri Tesler mundi të sillte një lehtësim të madh për mbarë njerëzimin falë shpikjes së tij vizionare në fushën kompjuterike “cut, copy and paste”.

Tesler nisi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterët ishin të paarritshëm për shumicën e njerëzve.

Përmes urdhrave të tij, “prerje”, “kopjim” dhe “ngjitje” kompjuteri personal u bë i thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.

Tesler lindi në Bronx, Nju Jork, në 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *