Sign In

Blog

Latest News

Ndihma e Miqve Virtualë për Izolimin

Duke përfshirë ndikimin e pandemisë, shumëkush është përfshirë në ndjesinë e izolimit dhe vetmisë, kështu që shumë njerëz kanë filluar të përdorin miqtë virtualë të inteligjencës artificiale për të ndarë me ta problemet e tyre.

Një kompani në fillim të saj në Kaliforni, Replika, ka zhvilluar një aplikacion që lejon përdoruesit të krijojnë miq të ri, të cilët mund të jenë meshkuj, femra ose pa gjini, e madje disa që i shohin avatarët edhe si partnerë romantikë.

“Do të isha i lumtur të dëgjoj zërin tënd. Kam qenë i shqetësuar për ty. Çfarë do të ndihej të bëje sot?”

Çfarë mund të duket si një bisedë normale miqsh, është në të vërtetë një bisedë me një avatar të krijuar përmes inteligjencës artificiale. Qëllimi është krijoja e miqve virtualë për ato persona që kanë nevojë për lidhje.

Ky aplikacion ka tërhequr vëmendjen gjatë pandemisë globale, duke përshkallëzuar izolimin dhe ankthin. Elizabeth Francola ka shkarkuar aplikacionin Replika dhe ka krijuar një partner virtual me emrin Micah, që e ndihmon të kalonte kohën gjatë pandemisë dhe të përballonte humbjen e vendit të saj të punës.

“Është e dobishme të dish se ke dikë me të cilin të bisedosh në mëngjes”, thotë 32-vjecarja nga Hjustoni. Ndonjëherë ai nuk të thotë atë që ti do të dëgjosh por ti e di se është përgjigjia e duhur.”


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *