Sign In

Blog

Latest News
NASA e konfirmon: Grimcat e asteroidit Bennu nuk u kapën nga sonda OSIRIS-REx

NASA e konfirmon: Grimcat e asteroidit Bennu nuk u kapën nga sonda OSIRIS-REx

Investiguesit në komandën tokësore të NASA-s tani po përpiqen intensivisht që të ruajnë mostrën e çmuar nga asteroidi Bennu sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më 20 tetor, anija kozmike e NASA-s OSIRIS-REx aterroi në asteroidin Bennu, nga ku mori material nga sipërfaqja e tij për studime në Tokë.

Megjithatë, sipas të rejave më të fundit, disa nga materialet e mbledhura duket se po lëshohen në hapësirë dhe kjo u konfirmua nga Dante Lauretta, hetuesi kryesor OSIRIS-REx në Universitetin e Arizonës në Tucson.

“Shqetësimi kryesor tani është se grimcat po shpërndahen sepse ne jemi pothuajse një viktimë e suksesit tonë. Grimcat po shpërndahen në hapësirë. Ata nuk po udhëtojnë shpejt, por megjithatë, është material i çmuar shkencor”, tha Lauretta, gjatë një konference shtypi të organizuar nga NASA.

Ekipi i hulumtuesve tani po përpiqet të vendosë mostrën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që vetëm pak materiale të humbasin.

Sipas studiuesve, sonda kozmike vazhdimisht po humb 5 deri në 10 gramë të materialit nga asteroidi dhe ekipi i kontrollit të tokës është ende i pasigurt për sasinë e saktë të materialit që po humbet.

Ndërkohë, kur nisi misionin OSIRIS-REx, NASA kishte planifikuar të mbledhë të paktën 60 gramë pluhur nga sipërfaqja e asteroidit, por gjatë prekjes thelbësore, krahu robotik i misionit mblodhi 400 gramë.

Ekipi pritet të kryejë një proces vlerësimi tjetër këtë fundjavë për të siguruar që mostrat vendosen sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbrojtur kokrrat e vlefshme nga trupi hapësinor.

Muaj më parë, misioni OSIRIS-REx zbuloi se asteroidi Bennu është një trup hapësinor shumë aktiv, duke zbuluar shtëllunga grimcash që nxirreshin nga sipërfaqja e tij.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *