Sign In

Blog

Latest News
Vaksinimi i rregullt për të gjithë/Bllokimi për keqinformuesit

Vaksinimi i rregullt për të gjithë/Bllokimi për keqinformuesit

Twitteri shpalli se çdo dezinformim mbi vaksinat kundër Covid 19 në platformën e tij, do të censurohet. Rrjeti social do të largojë komentet me informacion të pasaktë se virusi nuk është i vërtetë, apo ato të cilat i referohen efekteve të vaksinës si dhe zërave se imunizimi po përdoret për të dëmtuar njerëzit.

Këtë politikë të re, Twitteri pritet të ndërrojë ta implementojë nga java e ardhshme. Nëse përdoruesit dërgojne mesazhe që shkelin rregullat e fundit, atyre do t`u kërkohet që t`i fshijnë dhe po tentuan sërish të ripostojnë, Twitteri do t`i heqë nga platforma e tij.

Facebook dhe Google kanë njoftuar gjithashtu se do të ndalojnë pretendimet e rreme në lidhje me vaksinat që bien ndesh me informacionin nga ekspertët e shëndetit publik në javët e fundit. Një zëdhënëse e Twitterit tha se kompania, së bashku me partnerët e shëndetit publik, do të përcaktojnë se cilat dezinformime në lidhje me vaksinat ishin mjaftueshëm të dëmshme sa për të justifikuar fshirjen e tyre.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *