Sign In

Blog

Latest News
Galaktikë në përplasje: spektakël në qiell

Galaktikë në përplasje: spektakël në qiell

Kënaqësia për sytë e shkencëtarëve është se Teleskopi Hubble i ndihmoi ata të bëhen dëshmitarë të një pamjeje të rrallë nga hapësira.

Rasti i dy galaktikave që përplasen dhe prodhojnë një numër të madh yjesh të rinj është një spektakël i rrallë. Por Teleskopi i  Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I ofroi eksperteve pamjet e pazakonta të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një shfaqje e vecantë! Këto sisteme janë një arsye e shkëlqyer për gjurmin e krijimit të reve yjore në kushte fizike të jashtëzakonshme. Retë yjore janë një grup yjesh pranë njëra-tjetrit në një galaksi. Galaksitë e përfshira shfaqin të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër.

ESA e përshkruan galaktikën NGC 3256 si e veçantë dhe e deformuar. NGC 3690 është një “fabrikë supernovash” dhe imazhi i NGC 6052 tregon dy galaktika ende në proces përplasjeje. Shkencëtarët u përqendruan tek grupet e yjeve brenda galaktikave dhe kërkuan të shohin se çfarë ndodh atyre kur sistemi në të cilin ndodhet bashkohet me një tjetër. Përplasjet duket se nxisin krijimin e yjeve të reja, duke e shtuar atë që përshkruhet si shkalla e “lindjeve yjore”.

ESA shpjegoi se Rruga jonë e Qumështit në përgjithësi formon grupe yjesh me masa që janë 10 mijë herë më shumë se masa e diellit tone. Por kjo sipas saj, nuk krahasohet me masat e grupeve të yjeve të formuara në galaksitë që përplasen, të cilat mund të arrijnë miliona herë masën e diellit tonë.”


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *